Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

E merr para kamioni i mbeturinave, i moshuari shqiptar “lufton me vdekjen” në spitalin italian

schedule09:42 - 15 Nëntor, 2022

schedule 09:42 - 15 Nëntor, 2022

ITALI – Një 79-vjeçar shqiptar po lufton me vdekjen në një spital në Brescia të Italisë, për shkak se u aksidentua nga një kamion i mbeturinave.

Aksidenti ka ndodhur mëngjesin e të hënës ndërsa i moshuari raportohet se aktualisht ndodhet në gjendje kritike për jetën në spital.

Duket se 79-vjeçari po kalonte rrugën, ndërsa një kamion mbetjesh e përplasi. Edhe pse me shpejtësi të ulët, goditja ka qenë e dhunshme, 79-vjeçari është hedhur në asfalt, ku ka goditur kokën.



Drejtuesi i kamioni të mbeturinave ka lajmëruar ambulancën dhe më pas policinë.

/abcnews.al/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!