2022 përfundoi sa më mirë për Juventusin e Max Allegrit, i cili kori një seri fitoresh, 2 prej të cilave kundër Interit dhe Lazios, të cilat i lejuan “Zonjës së Vjetër” të kapte vendin e tretë.
Kur të rifillojë kampionati, Juventusit do t’i duhet t’i japë vazhdimësi këtij momenti të madh.
Në fakt, drejtuesit e Juventusit po përpiqen t’i japin Max Allegrit përforcime për të synuar një super rikthim në kampionat dhe pushtimin e Europa League dhe Kupën e Italisë ku Juve gjithsesi mbetet një nga favoritët dhe një nga emrat është ai i Alvaro Odriozola.

Juve ka kohë që kërkon një emër të ri në krah.
Në fakt, Nicolo Schira raporton se spanjolli i është ofruar klubit bardh e zi.
Megjithatë, Alvaro nuk është emri i parë në listë, pasi Rick Karsdorp duket se e ka fituar atë pozicion. /G.D abcnews.al/

