VIDEO/ Skllavëri në 2022, “Piranjat” gjejnë Emiljanon që shfrytëzohej në malet e Delvinës, çfarë do të ndodhë me 14-vjeçarin

schedule10:30 - 14 Nëntor, 2022

schedule 10:30 - 14 Nëntor, 2022

Rasti i Emiljanos 14-vjeçar tronditi ndjekësit e “Piranjave” emisionin e kaluar, ku u mësua se i mituri mbahej si skllav pune në një stan të Delvinës.

“Piranjat” janë kthyer sërish në vendin ku Emiljano punonte dhe dhunohej për t’i shkuar deri në fund ngjarjes.

Lexo edhe: VIDEO/ “Nuk më lënë të shkoj në shtëpi, më rrahin…”, Piranjat sjellin rastin e të miturit që shfrytëzohet si bari në Delvinë, a do mund ta shpëtojnë?

Pas mundit të gjatë për të gjetur 14-vjeçarin, në terren ndërhyri edhe policia, ndërsa pronari i fermës, Gëzimi, nuk humbi kohë të arratisej.

Pas disa orësh kërkime, Emiljano u gjet nga policia për t’u bashkuar më në fund me gjyshin dhe xhaxhanë e tij.

Bashkë me gazetaren e “Piranjave”, Lediona Xheladinaj, ata u nisën për në komisariat, ku u përballën me Gëzimin, i cili ecte i qetë e me kryet lart pavarësisht asaj që kishte bërë.

Për ta bërë edhe më keq situatën, në lokalin përballë ulen djemtë e të moshuarit, të cilët jo vetëm që nuk e dënojnë rastin, por pretendojnë se i ati i tyre është i pafaj në këtë mes.


Pas shumë mundi dhe vuajtjeve, gjyshi i Emiljanos merr kujdestarinë e nipit për ta rikthyer në shtëpi e për t’u kujdesur për të.

Më në fund Emiljano mund të jetojë i qetë dhe si çdo fëmijë i moshës së tij, por historia nuk mbyllet këtu. Një telefonatë e papritur lë akoma për të zbuluar. /abcnews.al

 

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!