“Di si t’i fitoj duelet e mëdha”, Nelson Hysa sfidon Williams: Do të dalësh i trishtuar nga ringu

schedule12:57 - 13 Nëntor, 2022

schedule 12:57 - 13 Nëntor, 2022

 

Gjithçka është gati për eventin e madh  që bën bashkë sportin dhe artin në qytetin e Durrësit.

Atmosfera pritet të jetë e zjarrtë, pasi biletat kanë “avulluar. Boksieri shqiptar Nelson Hysa do të ndeshet me një prej boksierëve me të fortë në peshat e rënda si Danny  Williams.

Pak janë ata që nuk e njohin britanikun i cili nxorri në pension Mike Tyson dhe po ashtu është shpallur dy herë kampions i Anglisë.

Nelson Hysa nuk e fshehu entuziazmin që do të ndeshet me Williams, ndërsa theksoi se kërkon vetëm fitoren.

“Këtu ëshët një atmosferë shumë e bukur dhe besoj do të jetë një atmosferë e zjarrtë në Pallatin e Sportit.  Kjo na jep forcë, na jep edhe përgjegjësi. Shpresoj që të dalim fitues. Jam përgatitur fortë për të mposhtur Williams, i cili ka një eksperiencë të madhe. Por unë jam gati për të dhënë më të mirën”, tha Hysa.

Danny Williams, dha impresionet e tij për Shqipërine dhe kundërshtarin e tij, të cilin e ka studiuar me detaje.

“Shqipëria është një vend i bukur dhe me njerëz miqësor. E kam studiuar kundërshtarin, ëshët një luftëtar shumë i mirë, mezi po pres të ndesheshem me të.  Kam luftuar me luftëtar të rëndësishëm botëror, në ring do të tregoj eksperiencën time, se çfarë jam i aftë të bëj. Jam ndeshur me Mike Tyson dhe boksier të tjerë të mëdhenj”, thaWilliams.

Boksieri britanik u ndal edhe te momentet më decizive të karrierës së tij.

“Në një ndeshje që kam pasur me një boksier kam luftuar vetëm me një krah, pasi shpatulla mund të kishte dalë, por jo çdokush mund ta bëjë këtë gjë. Ajo ishte një fitore e madhe dhe e çmendur”, shtoi britaniku.

Ndërkohë Halim Abazi, u shpreh se ndeshja Hysa-Williams, do të jetë tepër e veçantë për faktin se boksier të këtij niveli nuk kanë ardhur kurrë në Shqipëri.

“Për mua meriton respekt të madh që ka guximin të përballet me boksier të fortë jo si shumica e boksierëve shqiptar që marrin do shofera të autobusit vijnë këtu e shesin bileta në Shqipëri”, deklaroi Abazi.

Aktiviteti “Titans Fights”, zhvillohet të dielën duke nisur nga ora 18:00 në pallatin e sportit “Ramazan Njala”, në Durrës. Të gjitha paratë e biletave do të shkojnë për bamirsi sipas organizatorit Fred Shoshi.

Përveç ndeshjeve të boksit, do të ketë edhe elementet e spektaklit me kengëtarët më në zë të vendit që do të perforojmë.