Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Ibra goditi fort Messin për shkak të Topit të Artë, Zlatan ankohet për padrejtësi

schedule17:48 - 11 Nëntor, 2022

schedule 17:48 - 11 Nëntor, 2022

Sulmuesi i PSG-së, Linel Messi, ka bërë 17 paraqitje për klubin këtë sezon, duke shënuar 11 gola dhe 14 asistime.

Përpara Kupës së Botës dhe play-off-it të Champions League, Messi tashmë konsiderohet pretendenti kryesor për Topin e Artë.

Ky reagim mediatik ndaj rezultateve të argjentinasit e mërziti shumë sulmuesin e Milanit, Zlatan Ibrahimovic.



Në një intervistë për Get French Football News, ai deklaroi: “Kur luaja në Francë, shënova 50+ gola dhe asistime çdo sezon, por askush nuk u interesua. Tani Messi po shënon 20 gola në të njëjtën ligë dhe mediat po bërtasin për Topin e Artë. Është e padrejtë, por ka qenë gjithmonë kështu”.

Zlatan ishte ndër të nominuarit për çmimin disa herë, por kurrë nuk mori çmimin kryesor. /G.D abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!