Kryetari i Bashkisë së Divjakës, Fredi Kokoneshi është tashmë në gjendje të qëndrueshme shëndetësore, bëjnë me dije burime nga Spitali i Traumës.
Lexo edhe: U plagos me thikë, kryebashkiaku Kokoneshi niset drejt “Traumës”
Kokoneshi tashmë ndodhet nën kujdesin e mjekëve, pasi u plagos me thike gjatë ditës së sotme së bashku me shoferin e tij, Gazmir Bullari.
Kokoneshi u plagos nga Orges Xhelili, ish-punonjës IT në bashkinë e Divjakës. Xhelili plagosi me thikë Kokoneshin, pasi kryebashkiaku e kishte pushuar nga puna.
Lexo edhe: U plagos me thikë sepse pushoi nga puna IT-në e Bashkisë Divjakë, detaje nga plagosja e Kokoneshit
Kryebashkiaku mori plagë në shpatull dhe krah, ndërsa u dërgua drejt spitalit të Traumë spër mjekim më të specializuar.
Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 09:30, në afërsi të bashkisë Divjakë. /abcnews.al