Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Vrasësi i nënës, “kyç” gojën/ 45-vjeçari asnjë fjalë para policisë, gjeste të pakuptueshme

schedule10:22 - 25 Gusht, 2026

schedule 10:22 - 25 Gusht, 2026

Florjan  Dalladaku I cili vrau nënën dhe plagosi rëndë babain  në Lushnje,  pas arrestimit nuk ka thënë asnjë fjalë para uniformave blu.

45 vjeçari  I thanë burime pranë grupit të hetimit  Abc Neës bënte gjeste të pakuptimta, tipike të  një personi me probleme të shëndetit mendor.

Ndërsa në automjetin  me të cilin autori I vrasjes po arratisej ishte gjetur një çantë   me barna antidpresiv të cilat dyshohet  se  merreshin  nga  Dalladaku.

Policia thotë se  po mbledh dëshmi të të afërmve  për të kuptuar  nëse bashkëshortët   Dalladaku kishin pasur  konflikte me të birin.

Banorë të zonës thonë se 45-vjeçari ishte përdorues droge,  prej vitesh vuante nga  probleme të shëndetit mendor, dy herë ishte shtruar në spital psikiatrik, por pas trajtimit ishte kthyer në shtëpinë e prindërve.

Banorët kujtojnë dhe një episod shqetësues  të ndodhur disa muaj më parë, kur Dalladaku  qëlloi me armë gjahu në drejtim të dyerve të disa banesave në fshat. Sipas tyre, rasti është regjistruar edhe nga policia.

Sipas banorëve të zonës familja Dalladaku nuk kishte probleme ekonomike dhe 45-vjeçari ka jetuar në Itali me vëllezërit, përpara se të rikthehej në fshat.

Arsyet që çuan  Florjan  Dalladakun  të sulmoi prindërit me sqepar  duke lënë të vdekur të ëmën 80 vjeçe  dhe të  plagosur    babanë 77 vjeç  mbeten ende të paqarta.

Në momentin kur ndodhi ngjarja mbrëmjen e të  hënës  në banesë   në  fshatin Zhym të Lushnjes  ishin vetëm prindërit dhe autori.

45 vjeçari  u largua nga shtëpia menjëherë pas sulmit,   por  policia arriti ta arrestojë në Fier  në përpjekje për tu arratisur.

E ëma  Fanije Dalladaku  nuk arriti ti mbijetoi plagëve dhe  humbi jetën në banesë ndërsa bashkëshorti Hasan Dalladaku u dërgua në spitalin e traumes ne Tirane  ku ndodhet  në kujdesin e mjekëve.  Bluzat e bardha thone sa ka marre plage ne koke  dhe ndodhet ne gjendje te rende shendetesore.

Në familjen Dalladaku janë hapur dyet e mortit  ndërsa hetuesit pritet të verifikojnë  edhe historikun e  trajtimeve dhe episodet e raportuar nga banorët për të kuptuar rrethanat qe çuan 45 vjeçarin të kryej krimin.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!