Muzika në veprën e Ismail Kadares vjen për herë të parë e përmbledhur në një studim nga Vaso Tole. Me këtë vepër ai çel një dritare të re të leximit të tekstit letrar. Tole thotë se disa vepra të Kadaresë na parashtrojnë këtë element që në titull, ndërsa në brendi të romanëve shkrimtari na takon me rapsod, iso dhe tingullin magjepsës të kësaj trashëgimie.
Studimet rreth veprës së shkrimtarit të njohur të letrave shqipe qoftë në shqip dhe gjuhë të huaj janë të shumta. Por akademiku Vaso Tole sjell një këndvështrim të ri “ Kadare dhe muzika”. Me këtë vepër ai rikthehet tek studimi i tij i para muzika dhe letërsia.
Studiuesi Shaban Sinani kundrimin e veprës së Kadaresë nga Vaso Tole e cilëson risi në lëmin e studimeve letrare shqiptare.
Qasja e tij kompozicionale karshi veprës së Kadaresë ka të bëj me dy element domethënës. Shaban Sinani me bindje thotë se këtë kënd shikim nuk mund ta bëj kurrsesi një studiues letrare. Kjo vepër sipas tij të bën të kuptosh se sa i varfër do ishte leximi vetëm si art fjale.
Muzikaliteti në disa vepra të Kadaresë nis që në titull sipas studiuesit. Por shumica e veprave na pikturojnë pentagram notash muzikore, të vajeve, xhames, polifonisë. Tole thotë se në veprën e Kadaresë të ndodh të takohesh vijimësisht me rapsod, iso dhe tingullin magjepsës të kësaj trashëgimie.
Studiuesi e cilëson si njohës të mirë të muzikës të cilën e përdor me kulturë të lartë muzikore. Natyrshmëria dhe qartësia e dominojnë veprën e Kadaresë nga pikëpamja muzikore.
Studiuesi i njeh meritën Kadaresë edhe si emërtues të polifonisë me iso. Vaso Tole me këtë vepër sjell një formë të re të lexuarit të tekstit letrar./ABC News Albania 24/7