Partia Republikane i ka bërë thirrje shqiptarëve që t’i bashkohen protestës së thirrur nga opozita ditën e nesërme në orën 16:00.
Me moton “Shqipëria në rrezik”, opozita ka paralajmëruar ditën e nesërme se do të mbaje protestën më të madhe kombëtare të zhvilluar ndonjëherë.
Kreu i PR-së, Fatmir Mediu, përmes një postimi në Facebook, bën thirrje që në emër të popullit, duhet të tregojnë se asnjë qeveri apo kryeministër nuk është mbi ta.
Mediu: Partia Republikane i bën thirrje gjithë shqiptarëve të marrin pjesë në protestë.
Në emër të lirisë, dinjitetit, familjes, kombit shqiptar të tregojmë se nuk ka qeveri apo kryeministër që është mbi Ne.
/Abcnews.al/