French Montana mori një dhuratë mjaft të pazakontë për ditëlindjen e tij të 38-të, të cilën e festoi me një festë private me shumë yje të famshëm. Reperit maroken iu dhurua një deve nga shoku i tij Swizz Beatz, i cili është bashkëshorti i artistes Alicia Keys dhe u pa duke përshëndetur kafshën e tij të re.
Fytyra të tjera të famshme në festë përfshinin Vin Diesel, Soulja Boy, Nelly dhe Tiffany Haddish. Muzikanti u shfaq pak i frikësuar për kafshën, pasi zgjati dorën për ta përkëdhelur, por më pas e tërhoqi shpejt dorën kur deveja bëri një lëvizje të papritur të kokës, në një video të shpërndarë nga TMZ.
Kujtojmë që Frenc Montana ka bashkëpunuar dhe me reperin shqiptar që jeton në SHBA, Gashi.
/abcnews.al