Njihet sot me masën e sigurisë Bardh Spahia

schedule11:32 - 22 Qershor, 2019

schedule 11:32 - 22 Qershor, 2019

Nën masa të rrepta sigurie është shoqëruar  mëngjesin e sotëm në gjykatën e Shkallës së parë Shkodër ish deputeti Bardh Spahia dhe persona të tjerë që u arrestuan pas ngjarjes në KZAZ nr . 5  në shkollën “Shejnaze Juka”.

Prej disa ditësh Spahia është mbajtur në drejtorinë e policisë së Tiranës ndërsa sot do të njihet me masën e sigurisë nga trupi gjykues që drejtohet nga Tonin Stërkaj.

Jashtë ambienteve të gjykatës ndodhen 3 furgona të FNSH, forca operacionale dhe forcat e rendit si dhe simpatizantë të shumtë të partisë demokratike. Me masën sigurisë do te njihen edhe të arrestuarit e tjerë Adi Garuci, Aleks Ndoj, Alfred Nikolli, Gentjan Bytyçi, Orlando Thepi 17 vjeç. Seanca po zhvillohet me dyer të mbyllura./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!