Kryeministri Edi Rama ka folur për mediat pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë.
I pyetur nga gazetarët për akuzat e ish-kryeministrit, Sali Berisha, për Portin e Durrësit, i cili e ka cilësuar një aferë korruptive. Rama deklaroi se këto janë shpifjet e një llumi.
“I hyhet në mënyrën më të barbare më skizofrene, nga një non-gratë, nga një llum që çdo ditë ndodt me prodhimin e tij që është llum, veshët sytë, hundët, shtëpitë e shqiptarëve këtë nuk di çafër të them. Unë nuk merrem me këto konvulsione injorante. Ne nuk kemi miratuar asgjë, kemi futur për diskutim me procedurë të përshpejtuar, pasi ju shërben shqiptarëve, është e mirë për ju, për familjet tuaja, pasi nuk sjell vetëm një investim prej më shumë se 2 miliardësh, pasi transformon përgjithmonë imazhin dhe industrinë tonë kryesore që është turzimi. Si mundet ndërkohë që të gjitha këto pyetje, çfarë do përfitojnë shqiptarët, Shqipëria, turizmi, dhe çfarë do përfitoni ju si njerëz të këtij vendi, këto janë legjitime dhe i përkasin diskutimit që do të bëhet, pasi ka kohë që do të negociohet. Është një investim ku shteti shqiptar nuk ka dhënë, por ka marrë 33% të aksioneve. Një investim i ngjashëm me një model të ngjashëm bëhet në vijën ujore të Beogradit, ka sjellë një impakt të jashtëzakonshëm në ekonominë e Serbisë, dhe ne kemi marrë edhe 1% më shumë aksione se sa kanë marë ata. Këto muhabete pazari mund t’i bëni ku të doni. Këto janë diskutime që do të bëhen dhe ju do i dëgjoni. Derdhja e këtij lloj llumi është një turp i madh”, tha Rama.
/Abcnews.al/