Deputeti demokrat Edi Paloka, i ftuar në “Radari Informativ’ në abc të gazetares Juli Xhokaxhi, foli mbi 7 kandidaturat e PD që do të marrin pjesë në primare, për të hyrë më pas në garën për kreun e Bashkisë përballë Erjon Veliajt.
Paloka tha se të shtata kandidaturat e PD janë figura shumë cilësore dhe të aftë që jo vetëm ta fitojnë Bashkinë e Tiranës por edhe ta drejtojnë në mënyrën e duhur atë.
Pjesë nga biseda:
Xhokaxhi: Primaret duket se kanë një lloj vonese, do duhej të ishte një proces i mbyllur dhe të kishit nisur fushatën. Pse kjo vonesë?
Paloka: Nuk ka vonesë, ne kemi shtyrë afatin e paraqitjes së kandidaturave për arsye subjektive, pasi në Durrës kryetari i Partisë pati një fatkeqësi, ne presim të jetë një nga kandidatët për Durrësin. Data e primareve është përcaktuar dhe nuk ndryshon.
Xhokaxhi: Me kandidaturat që dimë deri tani, ku në Tiranë 3 prej tyre janë figura që krijojnë impakt. Për garë të brendshme duket interesante, po për djegie mundësish nuk është një lloj humbjeje
Paloka: Të gjitha kandidaturat për Tiranën meritojnë respekt dhe vlerësim, të gjithë ata janë të aftë edhe për ta fituar Bashkinë dhe për ta drejtuar bashkinë. Sa për zgjedhjet e veta në karrierë është puna e tyre, megjithëse ata karrierën e kanë përpara.
/Abcnews.al/