“Ishte ditë e mirë për SHBA-të”, Biden pranon rezultatin e zgjedhjeve afatmesme: Populli amerikan ka folur

schedule22:33 - 9 Nëntor, 2022

schedule 22:33 - 9 Nëntor, 2022

Presidenti amëerikan Joe Biden ka folur për herë të parë pas përfundimit të zgjedhjeve afatmeesme, ndërkohë që ka mbetur shumë pak nga mbyllja e numërimit, me demokratët që morën rezultate më te mira nga sa pritej.

“Dhe unë mendoj se ishte një ditë e mirë për Amerikën”, tha presidenti nga Shtëpia e Bardhë.

“Demokracia jonë është testuar vitet e fundit, por me votat e tyre, populli amerikan ka folur dhe ka dëshmuar edhe një herë se demokracia është ajo që jemi”, shtoi ai.

“Zgjedhjet ndodhën pa shumë ndërhyrje fare ose pa asnjë ndërhyrje. Ndërsa shtypi dhe ekspertët po parashikonin një valë gjigante të kuqe, kjo nuk ndodhi. Unë e di që ju u mërzitët disi nga optimizmi im i fiksuar, por u ndjeva mirë gjatë gjithë procesit”, deklaroi Biden.

Biden tha se çdo vend i humbur nga partia e tij është i dhimbshëm. Por ai vuri në dukje se partia e tij humbi më pak vende në Dhomën e Përfaqësuesve se çdo zgjedhje afatmesme në 40 vitet e fundit. /abcnews.al