Real Madrid futet në garë për 19 vjeçarin portugez Zhoa Feliks. Spanjollët ofrojnë plot 130 mln euro për lojtarin e Benfikas. Në Angli skuadra e Arsenal kërkon të blindojë Granit Xhakën duke i ofruar shiritin e kapitenit.
Një ndër talentet më të mëdhenj të futbollit portugez Zhoa Feliks ka një klauzolë prej 130 mln eurosh. Shifër, e cila u pranua të paguhej nga skuadra e Atletiko Madrid, por në garë për shtatlartin është futur edhe Real Maridi. Mediat spanjolle raportojnë se madrilenët janë të gatshëm të ofrojnë plot 130 mln euro për shërbimet e 19 vjeçarit të talentuar. Mbetet të shihet nëse skuadra portugeze do të vazhdojë negociatat me Realin apo Atletikon, por rol të rëndësishëm pritet të luajë vullneti i vetë lojtarit. Më herët interes për sulmuesin portugez shfaqi skuadra e Juventusit që kishte edhe miratimin e Cristiano Ronaldos, por kërkesa e madhe e klubit portugez solli dorëzimin e kampioneve në fuqi të Italisë.
Granit Xhaka është një nga pikat kyçe në mesfushen e Arsenal. Paraqitjet fantastike të futbollistit shqiptar me topçinjtë e Londrës kanë tërhequr vëmendjen e nënkampioneve të Spanjës, Atletiko Madrid. Sipas Daily Star, skuadra e Arsenalit po shqyrton mundësinë për ta bërë Granit Xhakën kapiten të skuadrës, duke i ngarkuar më tepër përgjegjësi. E ardhmja e mesfushorit shqiptar do të varet edhe nga paga që mund të ofrojë skuadra spanjolle.
Lorenzo Isnginje është një nga lojtarët më të spikatur Italian dhe po shndërrohet në një simbol tek skuadra e Napolit. Presidenti i bardhekaltërve Aurelio de Laurentis kërkon që klubi të rinovojë kontratën me 28 vjeçarin deri në vitin 2023. Aktualisht sulmuesi anësor përfiton 4.5 mln euro në sezon, e cila mund të arrijë deri në 5.5 mln. /ABC News Albania 24/7