Një gjeoshkencëtare ka ndarë pamjet nga momenti kur nxjerrin një aligator nga barku i një pitoni 5.5 metra të gjatë. 26 vjeçarja Rosie Moore dhe një ekip shkencëtarësh u panë duke tërhequr ngadalë aligatorin ende të paprekur nga stomaku i gjarprit në laboratorin e tyre në Florida.
Ajo tha se kjo tregon problemin e madh të pitonëve pushtues në Everglades, të cilët zakonisht ushqehen me gjitarët dhe zvarranikët e vegjël. Moore tha: “Është padyshim tronditëse, ishte hera ime e parë që shihja një ngjarje të tillë, nuk kam parë kurrë një piton me diçka të tillë në të.”
/abcnews.al