INSTAT: Inflacioni vazhdon rritjen e fortë, në tetor arriti në 8.3%

schedule15:23 - 8 Nëntor, 2022

schedule 15:23 - 8 Nëntor, 2022

Nga Erblina Mile

Shqiptarët po përballen me shtrenjtimin më  drastik të çmimeve në 25 vite duke bërë që kostot e jetesës të rriten ndjeshëm. Sipas të dhënave të INSTAT inflacioni arriti në nivelin 8.3% gjatë muajit tetor më i larti i regjistruar që pas rënies së piramidave financiare.

Ndikimin  kryesor në këtë situatë  e ka dhënë transporti  me 16.9%.Kjo kategori është e ndikuar direkt nga rritja e karburanteve.Tashmë në tregun me pakicë një litër naftë po shitet me  232 lekë/litri.Pas karburanteve një shtrenjtim  drastik kanë pësuar edhe ushqimet me 14,6 %.

Qytetarëve iu ka kushtuar më shumë  vaji që  u rrit  me 27,4 %, pasuar nga “qumësht, djathë dhe vezë”  si dhe “bukë dhe drithra”.

Sipas të dhënave të Instat gjatë muajit tetor më shumë kanë kushtuar edhe mobiljet apo mirmbajtja e shtëpisë  e ndjekur nga çmimet e kafeneve  dhe restorante  si dhe Qiratë, uji apo, lëndët djegëse.

Që prej fillimit të konflkit Rusi-Ukrainë inflacioni në vend ka pasur një rritje të shpejtë  me 4.4%.Inflacioni rezulton se  është rreth trefish më i lartë se objektivi i Bankës së Shqipërisë,ndërsa parashikimet mbeten pesimiste edhe për dy muajt e mbetur të këtij viti.

Një stabilizim I rritjes së çmimeve pritet vetëm gjatë vitit të ardhshëm ndërsa kthimi në objektiv parashikohet të arrihet  vetëm në mes të viti 2024.Për të stabilizuar ecurinë e çmimeve Banka e Shqipërisë ka paralajmëruar se do të vijoj rritjen e normave të interesit. /abcnews.al/