Afati për vetëkandidim apo kandidim për Primare në të gjitha degët e Partisë Demokratike është shtyrë deri në datën 12 nëntor. Siç njofton, PD, nga ky vendim përjashtohen 16 degët e Bashkisë Tiranë.
Shkak për shtyrjen, nga selia blu njoftojnë së është koha e pamjaftueshme për organizimin e mbledhjeve në çdo nivel organizativ dhe marrjen e propozimeve apo vetë-propozimeve nga struktura partiake në territorin që ata mbulojnë.
Lajmin për shtyrjen e afatit e bëri të ditur edhe deputeti demokrat Oerd Bylykbashi, i cili ishte i ftuar mbrëmjen e së hënës në “Radari Informativ” në ABC. Po ashtu, Bylykbashi bëri të ditur se fitues do të shpallet kandidati që fiton 50% +1 të votave. Në rast se nuk do të ketë asnjë kandidat që s’i ka fituar këto vota, do të shkohet në balotazh. /abcnews.al/