Nëse disa njerëz i kanë dhënë të drejtë vetes të dalin mbi ligjin ne nuk do bëjmë sehir”. Është kjo përgjigja e deputetes socialiste Ermonela Felaj në studion e “Mbrëmje ABC News” të Mirela Milorit, në lidhje me protestën e sotme të opozitës në Shkodër, për të penguar mitingun elektoral të kryeministrit Rama.
“Voltana Ademi ishte në krye të protestës së militantëve. Kryetarët e bashkive duhet të qëndrojnë larg. Kanë të drejtë të protestojnë, por nuk kanë të drejtë të prishin mitingun e një force politike. Nëse disa njerëz i kane dhënë të drejtë vetes të dalin mbi ligjin ne nuk do bëjmë sehir.
Policia nuk ndërhyri ashtu si e parashikon protokolli. Nga shkurti deri më sot kemi parë raportin e policisë me protestuesit. Janë të njëjtët njerëz, është një nga protagonistet e zënies së rrugës. Janë të njëtë po nuk mund t’i imponohen shumicës. Nuk kanë asnjë të drejtë për të protestuar në mënyrë të Dhunshme”.
Sipas saj opozita dhe bashkitë nuk kanë asgjë në duar, as të ashtuquajturin dekret të Presidentit, pasi detyrimet për zgjedhjet i marrin nga ligji.
“Dekreti i Presidentit nuk është dokument që u adresohet bashkive, është akt individual i Presidentit. Ky është thjesht justifikim. Godinat nuk janë të kryetarëve të bashkive, por asete për t’u përdorur në një proces zgjedhor. Është shpërdorim i pastër detyre. Ata janë angazhuar edhe në vetë të parë dhe kanë konsumuar vepra penale që lidhen me zgjedhje të lira”.
Ajo shprehu vendosmërinë se në 30 qershor do të zhvillohen zgjedhjet dhe askush nuk do i shpëtojë ndëshkimit ligjor
“Sot u kërkua preludi i 30 qershorit por ajo nuk ndodh. Në 30 qershor do bëhen zgjedhje do i shkojmë në fund të gjitha përgjegjësive dhe askush nuk do i shpëtojë ndëshkimit të ligjit, nëse do pengojë zgjedhjet ky ëhstë boshti i të gjitha veprimeve tona në 30 qershor. Njerëzit nuk kanë lidhje me atë që opozita ka ngritur dhe është përpjekur të ngrejë”.
/abcnews.al