Kostoja e luftës së Vladimir Putinit në Ukrainë ka qenë e rëndë, ndërsa videot tregojnë se forcat e armatosura ruse kanë pësuar një goditje të rëndë.
Videoja e publikuar nga media bjelloruse NEXTA tregon varre që dyshohet se u përkasin ushtarëve rusë. Varret janë ngjitur njëri me tjerin dhe krijojnë një linjë të gjatë kilometrike.
Videoja u postua me mbishkrimin “Putini çliroi Luhanskun nga pushtuesit”.
Për momentin nuk dihet se kur është filmuar.
Putin liberated #Luhansk from the invaders. pic.twitter.com/VqTadBiF3z
— NEXTA (@nexta_tv) November 6, 2022
Në varreza janë vendosur flamuj të mëdhenj, ndërsa disa kanë të vendosura edhe fotografi, të cilat thuhet se i përkasin të vdekurve.
Në qershor, Rusia pretendoi se kishte “çliruar” 97% të provincës Luhansk, duke iu afruar qëllimit për të pushtuar plotësisht rajonin, shtëpia e minierave dhe fabrikave.
/Abcnews.al/