Voltana Ademi: Më 1 Korrik ose do jemi të gjithë në burg ose do marrim arratinë!

schedule20:00 - 20 Qershor, 2019

schedule 20:00 - 20 Qershor, 2019

Kryebashkiakja Voltana Ademi ka zbritur në shesh për t’ju bashkuar protestës së opozitës që kundërshton praninë e kryeministrit Edi Rama në Shkodër. Ademi nuk firmosi lejen për organizimin e takimit elektoral të Ramës duke theksuar se 30 Qershori është shfuqizuar si datë për zgjedhjet lokale, por PS vendosi të vijojë me planin e saj.

“Ne kemi dalë për të protestuar, për të mashuar. Askush nuk mund t’i ndalojë qytetarët. Nuk mund të lejojmë bandat. Kërkojmë nga Niko Brahimaj të mos provokojë. Në datën 1 Korrik ose do jemi të gjithë në burg politik ose do marrim arratinë. Është emergjencë kombëtare. Kemi ardhur me duar të hapura. Ne kemi dalë për të thënë të vërtetën përmes zërit tanë. Ne jemi në emergjencë kombëtare. Edhe Enver Hoxhës ia ka kaluar kjo qeveri. Rama nuk mund të qëndrojë. Ju nuk mund t’i përdhunoni njerëzit e këtij qyteti. Na hodhën helm vetëm se kërkuam largimin e Ramës. Jemi kthyer me shpresën për të bërë Shqipërinë. Ose do jemi të gjithë në burg ose jashtë Shqipërie. Jemi këtu vetëm për të thënë të vërtetën”, tha Ademi.

Ademi u shpreh pak minuta më parë se shkodranët nuk do të lejojë uzurpimin e qytetit nga një kriminel si Edi Rama.

“Nuk mund të lejojmë që një bandë kriminale të uzurpojë qytetin. Shkodra ka demonstrua të gjithë jetën e vetë që nuk mund të lejojë uzurpatorin dhe kriminelin e Edi Rama dhe të tjerë përpara tij. E drejta jonë për të protestuar dhe për të thirrur ‘Rama ik’, është e drejta jonë legjitime”, u shpreh kryebashkiakja demokrate./abcnews.al