“Piranjat” në Abc të moderuar nga Arilena Ara dhe Florjan Binaj, kanë risjellë sërish këtë të diel historinë e 7-vjeçarit me prindër të divorcuar i cili rrihej nga bashkëjetuesi i nënës me rrip dhe shapka, dhe që kishte fobi ndaj përmbaruesve.
“Piranja” Ledjona Xheladinaj nuk e ka lënë rastin pas dore, por e ka hetuar atë deri në fund, për të treguar se përmbaruesit jo vetëm që po zbatojnë një vendim që e ka humbur fuqinë, por po traumatizojnë të miturin, i cili dukshëm nuk ka dëshirë të takojë nënë e tij.
Edhe pse ka një vendit tjetër gjykate që lejon babain të kujdeset për djalin dhe nuk i lë asnjë hapësirë përmbaruesve që të zhvillojë takime të detyruara prindërorë, këta të fundit vijojnë të zbatojnë një vendim që e ka humbur fuqinë ligjore, pasi ishte thjeshtë vendim i përkohshëm.
Ashtu si dhe herën e parë, edhe në takimin e radhës 7-vjeçari ulëret dhe tmerrohet sa herë i afrohet zyrës përmbarimore, madje e dëgjojmë teksa bërtet në sy të nënës së tij duke i thënë që nuk do ta takojë.
Por çfarë do të ndodhë me 7-vjeçarin? Piranjat kanë vendosur të çojnë deri në fund misionin për të bërë më të mirën për të miturin.
/Taulant Halili/Abcnews.al/