Militantë të Partisë Demokratike kanë bllokuar rreth orës 16:50 njërin krah të rrugës Lezhë -Shkodër.
Protestuesit janë vendosur në afërsi të kryqëzimit të Dajçit duke penguar lëvizjen e mjeteve që qarkullojnë në njërin krah të aksit rrugor.
Simpatizantët e Partisë Demokratike janë në pritje të kryeministrit Edi Rama i cili pritet të zhvillojë një takim pasditen e sotme në Shkodër.
Në vendngjarje ndodhen forca të shumta policie. /abcnews.al