Partia e ekstremit të djathtë francez “Fronti Kombëtar” zgjodhi sot presidentin e ri 27-vjeçarin Jordan Bardela, i cili do të pasojë Marine Le Pen dhe do të bëhet kështu lideri i parë i partisë që nuk do të jetë anëtar i Le Pen. Megjithatë, ai është partneri i mbesës së Marine Le Pen.
Bardella, i cili është një eurodeputet, shërbeu si president i përkohshëm i partisë për një vit, kur Le Pen u tërhoq përkohësisht për të bërë fushatë përpara zgjedhjeve të fundit presidenciale, dhe fitoi 84.84% të votave të anëtarëve kundrejt 15.16% të kolegut pretendent Louis Aliot.
Pas 11 vitesh në krye të partisë, Le Pen dha dorëheqjen për t’u fokusuar në betejën për të pretenduar presidencën në zgjedhjet e ardhshme, ndërsa do të drejtojë edhe grupin parlamentar të partisë, i cili ka 89 vende.
Le Pen e kishte marrë drejtimin e partisë nga babai i saj dhe bashkëthemeluesi Jean-Marie Le Pen dhe e kishte riemërtuar në vitin 2018. /abcnews.al