Situata brenda PD ka prodhuar debat mes të ftuarve në emisionin “Log.” në Abc të gazetarit Endri Xhafo.
Gazetari Agim Baçi deklaroi se deputetët e Alibeajt i kanë kërkuar këtij të fundit që të dilet me një kandidat, por gjuha përçarëse e Berishës është një problem shqetësues.
Sipas tij gjuha e përdorur nga Berisha dhe akuzat ndaj grupit tjetër gjatë kohës së “Foltores” laroi edhe më shumë palët.
Ndërkohë që për ish-deputetin Klevis Balliu, Berisha ka thënë vetëm të vërteta, pasi sjellja e palës tjetër i shërben Ramës.
Pjesë nga biseda:
Baçi: Grupi i deputetëve i ka bërë presion Alibejat të dalim me një kandidat. Gjuha përjashtuese është një problem. Berisha ka patur disa kohë më përpara një gjuhë denigruese.
Kikia: Pa atë gjuhë Foltorja nuk ecte.
Baçi: Berisha nuk ka thënë asnjë fakt.
Balliu: Çfarë ka sajuar Berisha.
Baçi: U shite, je besëprerë.
Balliu: Do votoni ligjet e Ramës këtë ka thënë Berisha.
Baçi: Pse Berisha nuk ka bërë marrëveshje me mazhorancën.
Balliu: Nuk e bëri me Ramën e bëri me ndërkombëtarët.
/Abcnews.al/