Rudina Hajdari: Kryeministri dhunues, përdor parlamentin për ti hedhur “benzinë zjarrit”

schedule13:45 - 20 Qershor, 2019

schedule 13:45 - 20 Qershor, 2019

Deputetja Rudina Hajdari, kryetare e grupit të ri të demokratëve në Kuvend ka akuzuar kryeministrin Rama se po i hedh benzinë zjarrit dhe po u bën shantazh institucioneve. Ajo tha se kryeministri e ka humbur mbështetjen e ndërkombëtarëve dhe se gjuha që ai përdor është acaruese dhe arrogante, më tej Hajdari shtoi se nëse kryeministri ka informacione se në zgjedhjet lokale do shënohen viktima si në 2 prill atëherë ai duhet të marrë cdo lloj mase për ta evituar këtë.

“Seancë e jashtëzakonshme kjo e sotmja duke marrë parasysh situata aktuale. Për shkak të politikës shqiptare për shkak të 30 viteve të fundit, kemi disa parti dhe individë që luftojnë njëri tjetrin. Dua ta filloj me një shprehje: “dhuna fillon aty ku mbaron arsyeja dhe politika. Dhuna ka disa forma; fizike, psikologjike etj”

Kryeministri i Shqipërisë është duke përdorur dhunë dhe fjalor acarues e arrogant. I them politikës çfarë lloj zgjidhje do i japim vendit që të evitojmë konfliktin? Jemi përballë një realiteti i cili duhej evituar me kohë, e theksoj se vjen nga politika shqiptare. Kjo situatë kërkon shtetarë që japin zgjidhje dhe jo që i hedhin benzinë zjarrit. Kryeministri tha se ai është i mbrojtur nga ndërkombëtarët, kjo nuk është e vërtetë, ai po e humb mbështetjen sepse ai po përdor parlamentin për ti hedhur benzinë zjarrit, për të bërë shantazhe. Ai që sot mori përgjigje nga Këshilli i Bashkimit Evropian për mos hapjen e negociatave për dy arsye: përballë fakteve e përgjimeve dhe situatën në të cilën ndodhet vendi.

Duke parë se prokuroria ka humbur besimin dhe ndodhet në një kolaps total, duke marrë parasysh vettingun, dosja 184 dhe 339 mund të mos gjejnë përgjigje. Të dyja dosjet mund të përfundojnë pa mbaruar hetimet për shkak të afateve. Ka shtetarë të lartë që kanë qenë pjesë e politikës me krimin, nëse nuk arrijmë që këto dosje të çohen për gjykim ne do dështojmë përpara shqiptarëve. Duhen ndëshkuar politikanët që kanë abuzuar me shqiptarët. Duhet të kuptojmë se asnjë palë nuk është e mbrojtur në kohën e sotme. Është koha që ne ta marrim fatin në dorë dhe parlamenti të funksionojë. Është koha që ti themi jo dhunës. Është koha të përfundohet reforma në drejtësi.

Kryeministri tha se është i vetmi që kërkon reformën në drejtësi dhe kjo nuk është e vërtetë.

Ne duhet të vazhdojmë të kompletojmë reformën në drejtësi përpara tetorit, vetëm 3 muaj na ndajnë nga vendimi. Në kushtet që jemi sot çfarë mendoni se do ndodhë? Nëse keni informacion se do ketë vrasje si në 2 prill, a nuk është me rëndësi që ti evitoni këto episode? Kush flet për shtetin e së drejtës? Nëse ju vazhdoni të krijoni viktima sërish, a nuk do i jepni ju Shqipërisë të tjera viktima? A është e vetmja mënyrë kjo që pa bërë viktima nuk mund të bëjmë zgjedhjet?

Thirrini ndërgjegjes tuaj politikanë. Ne duhet të evitojmë të shënohen viktima. Kryeministri ka info se do shënohen viktima, atëherë ai duhet të marrë masat që të evitojë këtë.

Për sa i përket zërave se presidenti i republikës do të bëjë që ky parlament të shpërndahet atëherë ti thotë burgut hapu sepse kjo është antikushtetuese.

Për sa i përket shtesave në Kodin Penal, ne do rishikojmë propozimet për ashpërsim dhe shtesë të Kodit Penal për të penguar shqiptarët të udhëtojnë në BE dhe Amerikë sepse na duket se bie në kundërshtim me të drejtat e qytetarëve, çfarë do bëni ju në rastin kur një shqiptar duhet të udhëtojë për arsye shëndetësore? Nëse ne shohim që ky propozim është marrë në përputhje me kushtetutën atëherë nuk kemi pse të jemi kundër.”, tha Rudina Hajdari./abcnews.al