Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Donald Trump mund të kandidojë sërish në zgjedhjet e ardhshme presidenciale në SHBA

schedule14:54 - 4 Nëntor, 2022

schedule 14:54 - 4 Nëntor, 2022

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump po diskuton  me ekipin e tij për të shpallur kandidaturën për zgjedhjet presidenciale që do të zhvillohen në SHBA më 14 nëntor të vitit 2024.

Trump foli për rikthimin e tij të mundshëm në politikë gjatë një mitingu në Iowa dje. Këshilltarët e Trump shpjegojnë se sa ka gjasa që ai të kandidojë përsëri në 2024, shkruan BBC, duke iu referuar artikullit të publikuar në Axios.

“Mendoj se Trump dëshiron të shpallë kandidaturën e tij përpara Ditës së Falënderimeve (24 nëntor)”, citohet të ketë thënë një burim i afërt i Trumpit.



Sakaq këshill trarët e Trump nuk përjashtuan mundësinë që ish-presidenti të vonojë njoftimin për kandidaturë apo edhe të ndryshojë mendje./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!