Policia e Tiranës vuri në pranga një person dhe tre të tjerë u shpallën në kërkim, të cilët akuzohen për kultivim të kanabisit në ambiente të mbyllura.
Policia ka ushtruar kontroll në dy garazhe që kishin dalje në tunele të ndërtuara gjatë viteve të diktaturës, ku gjatë kontrollit u gjetën 242 gr Kokainë, 1 kg e 125 gr lëndë narkotike në formë çokollate, fishekë luftarakë, 1 peshore elektronike.
Në tunelin tjetër në Rrugën “Kongresi Manastirit”, në të cilin futeshe nëpërmjet një hyrjeje të fshehtë në dyshemenë e garazhit, u gjetën edhe pajisje të tjera, të cilat përdoren për kultivimin e kanabisit në ambiente të mbyllura si llamba elektrike, ventilatorë aspirues, transistorë elektrikë, tuba alumini për aspirim, fuçi për mbajtjen e lëndës narkotike, me aromën karakteristike të Kanabisit, set automatesh dhe prizash elektrike./ABC News Albania 24/7