Nëntë persona janë arrestuar në lidhje me ngjarjen që ndodhi të mërkurën ku u dëmtuan materialet zgjedhore në KZAZ-në nr. 16 dhe KZAZ nr. 17. Policia ka njoftuar se pas veprimeve hetimore, identifikimit të personave me anë të pamjeve filmike dhe fotografike të administruara, u arrestuan në flagrancë E. D., 21 vjeç, banues në Burrel; Xh. Gj., 55 vjeç, banues në Burrel; M. D., 53 vjeç, banues në Burrel (Punonjës Policie i Bashkisë Burrel); E. T., 49 vjeç, banues në Klos; I. Ç., 44 vjeç , banues në Klos (Administrator i njësisë administarative Suç, Klos); M. Gj., 62 vjeç, banues në Klos; M. L., 38 vjeç, banues në Klos (Përgjegjës i zyrës së ndihmës ekonomike, Klos); R. D., 62 vjeç, banues në Klos (punonjës në mirëmbajtjen e rrugës, Klos); H. K., 46 vjeç, lindur në Klos e banues në Britaninë e Madhe.
Gjithashtu janë proceduar penalisht në gjendje të lirë 12 persona, konkretisht: D., B. Ç., D. V., S. K., B. C., Sh. XH., A. B., R. K., Sh. D., J. F., K. P., E. P.
Uniformat blu kanë shpallur në kërkim edhe 12 shtetas të tjerë. Mbi ta rëndojnë veprat penale të “Organizimit dhe pjesëmarrjes në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Prishje e qetësisë publike”, “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë së Rendit Publik” dhe “Dëmtimi me dashje i materialit zgjedhor”.
Materialet zgjedhore u dëmtuan të mërkurën në KZAZ-në nr. 16 që ndodhet në Pallatin e Sportit të Bashkisë së Matit dhe në KZAZ nr. 17 që ndodhet tek biblioteka e qytetit të Bashkisë së Klosit./abcnews.al