Haley akuzon OKB për dëmtim të mundësive për paqe mes Izraelit dhe Palestinës

schedule22:39 - 8 Dhjetor, 2017

schedule 22:39 - 8 Dhjetor, 2017

Këshilli i Sigurimit të OKB zhvilloi sot një mbledhje urgjente për çështjen e Jeruzalemit. Përfaqësuesi i Palestinës në OKB tha se me vendimin më të fundit të Trump, SHBA tregoi se nuk mund të jetë ndërmjetësues për paqen në Lindjen e Mesme.

Ambasadorja e Uashingtonit në Kombet e Bashkuara, Nikki Haley, ka akuzuar OKB-në për dëmtimin e mundësive për paqe midis Izraelit dhe Palestinës. Gjithashtu ambasadorja tha se “organizata ka armiqësi ndaj Izraelit”. Komentet e Haley u bënë në mbledhjen emergjente të Këshillit të Sigurisë së Kombeve të Bashkuara, që u thirr sot pas vendimit të presidentit Donald Trump për njohjen e Jeruzalemit si kryeqytet i Izraelit. Ambasadorja amerikane ne OKB theksoi se vendimi njeh atë që është e dukshme, që Jeruzalemi është kryeqytet i Izraelit. Ajo tha se SHBA vazhdon të jetë e angazhuar për arritjen e një marrëveshje të qëndrueshme për paqe dhe akuzoi OKB-në për paragjykime. Ndërsa përfaqësuesi i Palestinës ne OKB, Riad Mansur tha se vendimi më i fundit i Trump nënkupton që SHBA nuk mund të jetë më një vend ndërmjetësues për paqe. Ndersa Përfaqësuesi i Izraelit, Danny Danon, falënderoi SHBA për atë që ai e quajti “një moment historik për Izraelin, për paqen dhe për botën”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!