Elva Margariti: Prioritet projekti për rehabilitimin e Galerisë Kombëtare të Arteve

schedule16:10 - 19 Qershor, 2019

schedule 16:10 - 19 Qershor, 2019

Ministrja e Kulturës Elva Margariti deklaroi se prioritet  kryesor ne institucionet e artit është Galeria Kombëtare, e  cila pritet të marr buxhetin  më të madh për rehabilitimin  tërësor të saj.  Deklaratën ministrja e bëri  në ambientet e galerisë gjatë nënshkrimit të marrëveshjes së bashkëpunimit institucional mes Galerisë Kombëtare të Arteve dhe Universitetit të Arteve.

Projekti për rehabilitimin e Galerisë kombëtare është prioriteti kryesor i ministrisë së kulturës. Ministrja Elva  Margriti, thotë se projekti është gati dhe pritet të aprovohet, pasi parashikon një buxhet të madh.

Ende institucioni ku ruhet trashëgimia e pasur e artit pamor me mbi 5 mijë vepra arti mban emrin Galeria Kombëtare, dhe jo muzeu i artit siç është përcaktuar me ligjin e ri të trashëgimisë, arsyet i shpjegon drejtori Erzen Shkololli.

Për herë të parë firmoset një marrëveshje mes universitetit të arteve dhe galerisë kombëtare. Për dekanin Kastriot Caushi ky është një hap pozitiv.

Marrëveshja e ndërmjetësuar nga Ministria e Kulturës synon krijimin e një bashkëpunimi institucional mes Galerisë Kombëtare të Arteve dhe departamenteve të ndryshme të Universitetit të Arteve. Galeria angazhohet të ofrojë praktika për studentët, ti përfshijë në programe dhe projekte të ndryshme artistike./ABC News Albania 24/7