Kapet në kufirin shqiptaro grek kamioni me lëndë narkotike, shoferi gjendet i vdekur, dy persona tentuan të grabisin “mallin”

schedule12:05 - 1 Nëntor, 2022

schedule 12:05 - 1 Nëntor, 2022

Një kamion që transportonte lëndë narkotike është sekuestruar në kufirin mes Shqipërisë dhe Greqisë në zonën e Igumenicës.

Mediat greke raportojnë se në kamion ndodheshin 59 kilogram marijuanë.

Pasi policia ka mbërritur në vendbngjarje ka parë një kamion të parakuar anash rrugës, i cili ishte ndalur nga disa trafikantë të cilët kanë kërkuar që të vjedhin “mallin”.

Në vendin e shoferit ishte një shtetas grek i cili u gjend i pajetë,.

Ndërkohë që policia ka vënë në pranga një tjetër shtetas grek i cili me anë të një bashkëpuntori ka tentuar të çajë kamionin me qëllim marrjen e drogës.

Është sekuestruar dhe një automjet që është përdorur nga të dyshuarit si dhe një shumë prej 2100 euro.