Edicioni i katërt i “Nyou” Festival dhuroi atmosferë të elektrizuese në Tiranë. Grupe të muzikës jazz dhe asaj ballkanike këtë herë nga skena elitare, u prezantuan në sheshin “Skënderbej”.
Drejtori artistik Brikel Guga thotë se këtë vit u përshtat muzika me ushqimin e mirë nga panairi “Green Fest”.
“Kemi përshtatur muzikën e mirë me ushqimin e mire”, thotë ai.
E veçanta dhe kryefjalë e këtij festivali mbeten padyshim të rinjtë.
“Jemi munduar të ofrojmë muzikën moderne tek të rinjtë”, shtoi Gega.
Spektatori kryeqyteats shijoi për tre netë ritmet e muzikës shqiptare dhe asaj të huaj në sheshin “Skënderbej”. /abcnews.al