Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kapet “spaçatori” shqiptar në Rimini, çfarë e tradhtoi

schedule09:10 - 1 Nëntor, 2022

schedule 09:10 - 1 Nëntor, 2022

Policia e Riminit ka arrestuar gjatë ditës së djeshme një shpërndarës droge me origjinë nga Shqipëria duke i kapur atij disa dosa me kokainë dhe hashash. Operacioni u krye pasditen e djeshme nga policia pasi më parë kishin konstatuar se në drejtim të numrit të tij të telefonit shkonin një numër i madh telefonatash nga persona të ndryshëm.

Pasi këtyre dyshimeve, policia filloi ndjekjen e shqiptarit duke bërë që të kuptojnë se merrej me shpërndarje të lëndëve narkotike.

Sipas mediave italiane, në fund atij i kapën 233 gram kokainë si edhe një sasi të vogël hashashi.



Nga verifikimet, policia konstatoi se shqiptari ishte arrestuar edhe më parë dhe përzënë nga Italia, por ishte rikthyer sërish aty duke vijuar aktivitetin e tij. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!