Shorti i Europa League i hedhur në Nion të Zvicrës ka rezervuar sfida të vështira për ekipet shqiptare, me përjashtim të Teutës. Pas Championsit, në Nion të Zvicrës është hedhur shorti për eliminatoret e Europa League. Goglat kanë përcaktuar çiftet e turit të parë kualifikues ku skuadrat shqiptare kanë rezultuar të pafata me përjashtim të Teutës. Skuadra nënkampione e Shqipërisë Kukësi do të përballet me ekipin hungarez të Debreccen.
Një emër i madh në raport me klubin verilindor duke komplikuar ecurinë e skuadrës së teknikut Gjoka në turet pasardhëse. Debreccen ka eleminuar sezone më parë skuadrën tjetër shqiptare të Skënderbeut. Skuadra e Laçit që mund të zëvendësohet nga Skënderbeu në rast se KAS i heq dënimin 10 vjeçar do të luajnë ndaj izraelitëve të Hapoel Bersheva. Skuadra izraelite ka një eksperiencë në kompeticionet Europian dhe konsiderohen si favorite për të kaluar në turin tjetër.
Shorti i lehtë për skuadrën e Teutës. Durrsakët peshkuan ekipin letonez të Ventspilsit që gjithsesi nuk duhen nënvlerësuar pasi sezonin e kaluar eleminuan Luftëtarin.
Skuadra e Prishtinës ka një duel të lehtë në turin paraeleminator ndaj skuadrës nga Gjiblartari Zhozef e më pas do të duelojë në Rangers. Ndeshjet e para do të zhvillohen në datën 11 korrik, ndërsa sfidat e kthimit në datën 18 korrik. /ABc news Albania 24/7