“Prindërit jetojnë në SHBA”, i riu nga Lëpusha zgjodhi të investojë në vendin e tij

schedule15:02 - 30 Tetor, 2022

schedule 15:02 - 30 Tetor, 2022

Një tjetër model suksesi vjen nga Lëpusha. Është Paulin Nilaj që prej pak vitesh ka nisur të menaxhojë bujtinën “Lëpusha” e ngritur prej prindërve të tij. Ka ndodhur ndryshe në familjen Nilaj, prindërit e Paulinit jetojnë në SHBA por Paulini, nuk e sheh më si zgjidhje emigracionin.

Për emisionin “Vetting” ai tregon se zgjodhi të qëndrojë në vendin e tij:

“Këtë aktivitet e kemi krijuar bashkë me familjen para 10 viteve, tani po e mbaj unë me nusen. Prej një viti e gjysmë e mbaj vetëm unë me nusen pasi prindërit nuk janë në Shqipëri, janë larguar në Amerikë. Çdo fillim ka vështirësitë e veta, por ja kam dalë mbanë”. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!