Me kë e ka? Shpërthen Jul Deda: Politikanët që kandidojnë për Tiranën kane plane të tjera të fshehura

schedule10:26 - 30 Tetor, 2022

schedule 10:26 - 30 Tetor, 2022

Julian Deda, i cili është një nga emrat e lakuar si kandidat i mundshëm për primaret e Tiranës brenda PD-së, ka shtruar së fundmi një pyetje që është bërë edhe shkak debati: Përballë kandidatit të PS-së për bashkinë e kryeqytetit duhet një njeri politik apo ndonjë figurë nga fusha të tjera?

Në një status të bërë në llogarinë e tij në Facebook, aktori i humorit shtron pyetjen nëse Tirana ka nevojë për “një politikan karrierist apo për një njeri normal?”

Argumentet e Dedës anojnë nga ai që ai përshkruan si njeri normal, pasi siç shprehet ai vetë, asnjë politikan nuk e sheh Tiranën si një vend pune, por synimi është që ta shfrytëzojnë kryeqytetin “në interes të karrierës së tyre politike.”

Julian Deda thotë se si majtas, si djathtas, Tirana është parë nga kandidatët për kryebashkiakë si një trampolinë për të synuar kreun e partisë në të cilën bëjnë pjesë apo për t’u bërë kryeministër.

Kujtojmë se Belind Këlliçi, i cili bashkë me Gert Bogdanin janë të vetmit brenda PD-së që kanë njoftuar se do t’u hyjnë primareve për Tiranën, është shprehur se përballë Erion Veliajt, nëse ky do të jetë zyrtarisht kandidati i të majtëve, duhet një njeri politik.

Kurse, mjeku Ilir Alimehmeti dhe së fundmi edhe Julian Deda, mbajnë qëndrim të ndryshëm.

JULIAN DEDA NË FACEBOOK

“Per çfare ka nevoje Tirana, per nje politikan karrierist apo per nje njeri normal, jashte politikes, qe vjen thjesht per punuar? Kete e dini ju, por une di me siguri qe deri me sot, Tiranes gjithmone ja kane bere me hile, e kane shfrytezuar. Kushdo qe ka kandiduar per te marre Tiranen, si majtas, si djathtas, e ka pare ate si trampoline per te synuar kreun e partise qe perfaqeson dhe per tu bere kryeminister ne nje te ardhme, vetem per kaq e duan Kryeqytetin figurat politike. Pra, asnje politikan nuk e sheh Tiranen si vend pune, por si lope per ta mjele, per ta shfrytezuar ne interes te karrieres se vet politike.
Une them, ta provojme nje here ndryshe…!” 

/abcnews.al/