Shtyrja e negociatave në tetor, Rama: Do t’i rezistojmë deri në fund baltës kundër Shqipërisë

schedule18:30 - 18 Qershor, 2019

schedule 18:30 - 18 Qershor, 2019

I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i kryeministrit Rama për shtyrjen e negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në muajin tetor. Në një postim në twitter Rama shkruan se do t’i rezistojmë deri në fund ofensivës së baltës dhe gurëve kundër Shqipërisë, ndërsa e vlerëson si një lajm  pozitiv.

“Ministrat e jashtëm të BE kanë miratuar në Luksemburg, kalimin tek kryetarët e shteteve të rekomandimit për Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut,me synim muajin tetor. Le t’i rezistojmë deri në fund ofensivës së baltës dhe gurëve kundër Shqipërisë. Të gjithë bashkë në 30qershor?

Lajm shumë pozitiv nga Europa në rrugën e çeljes së negociatave?Pavarësisht luftës pa limite të frontit politik të së keqes,që po bën çmos të sakatojë vendin në sytë e Europës,për të bllokuar negociatat me sharje,kërcënime,molotovë e përgjime baltosëse,Shqipëria po reziston?” -– shkruan Rama.

abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!