Negociatat, Hahn: Katër shtete janë skeptike

schedule17:30 - 18 Qershor, 2019

schedule 17:30 - 18 Qershor, 2019

Këshilli Evropian do të marrë në fund të Tetorit një vendim substancial për negociatat e anëtarësimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Këtë vendim morën Ministrat e Jashtëm në takimin e sotëm në Luksemburg, që thanë se për arsye kohe Bashkimi Evropian vijon shqyrtimin e rekomandimeve te Komisionit.

Komisioneri Evropian për Politikën e Fqinjësisë Evropiane dhe Negociatat e Zgjerimit, Johannes Hahn gjatë konferencës së shtypit ka deklaruar se disa vende si Holanda,  Franca, Danimarka dhe Gjermania kanë kërkuar më shumë kohë për të shqyrtuar progres-raportin e Komisionit Evropian, i cili më 29 Maj rekomandoi  hapjen e negociatave të anëtarësimit me Tiranën dhe Shkupin zyrtar.

Në konferencën e mbajtur në Luksemburg, komisioneri Hahn dhe presidenca rumune bën të ditur se shtetet anëtare nuk kanë pasur kohën e mjaftueshme të shytojnë progres-raportet, ndaj vendimi për zgjerimin e Unionit do të jepet në Tetor.

Komisioneri Hahn theksoi se vendimi për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut do të jepet në bllok dhe te dy vendet, sipas tij, i kanë plotësuar kushtet për hapjen e negociatave. Hahn tha se shpreson që në Tetor , Këshilli të japë një vendim pozitiv për të dy vendet.

“Franca, Gjermania , Danimarka dhe Holanda janë skeptike për çeljen e negociatave me BE-në. Gjermania kërkon më shumë kohë. Kërkohet më shumë kohë që vendet e Bashkimit Europian të bëjnë vlerësimin e tyre në lidhje me çeljen e negociatave, tha Hahn./ABC News Albania 24/7