Në Komisionin e Ekonomisë janë miratuar kontratat koncesionarë të partneritetit Publik-Privat për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e rrugëve Milot- Balldren dhe Orikum-Dukat. Zëvendës ministri i Infrastrukturës dhe energjisë Artan Shkreli ka sqaruar kostot e projekteve.
Janë pro ndërtimit të rrugës Milot Balldren por kërkojnë të njihen me çdo detaj të projektit.
Kjo pikë ngjalli debat në komisionin e ekonomisë pasi sipas zëvendës ministrit të Infrastrukturës dhe ekonomisë Artan Shkreli kostot e një rrugë nuk janë të ngjashme me atë një xhakete.
Më fund mazhoraca në komisionin e ekonomisë u dakordësua për të miratuar projekt ligjin për kontratën e koncensionit PPP për projektimin, ndërtimin dhe mirëmbajtjen e segmentit rrugor Milot – Balldren.
Rruga Milot Balldren është parashikuar të ndërtohet me standarde ndërkombëtare të kategorisë A. Koncesioni për ndërtimin e këtij aksi kap një vlerë totale prej 213 milionë euro, që parashikon ndërtimin dhe mirëmbajtjen e rrugës Milot-Balldren.
Kohëzgjatja e koncesionit parashikohet të zgjasë për një periudhë 13 vjeçare.
Votat pro i mori edhe ndërtimi i rrugës Orikum-Dukat që ndonëse i përket kategorisë A është shumë e rëndësishme sipas zëvendës ministrit Shkreli dhe ka vështirësinë e saj në zbatimin e projektit./ABC News Albania 24/7