Rusia ka dërguar “deri në 1000” trupa në bregun perëndimor të lumit Dnipro në përpjekjen e saj për të mbrojtur qytetin e Khersonit, thanë forcat e armatosura të Ukrainës në një postim në Facebook të premten, sipas CNN.
“Ata janë vendosur në shtëpitë e banorëve vendas që janë larguar nga këto zona,” thuhet në postim.
Rikujtojmë se inteligjenca britanika tha një deklaratë ditën e sotme se Rusia ka të ngjarë të forcojë trupat e saj me rezervistë të mobilizuar në perëndim të lumit Dnipro.
Rajoni përfshin pjesën më të madhe të Khersonit, një qytet strategjik i rëndësishëm i kontrolluar nga Rusia, i përgatitur për një kundërsulm nga trupat ukrainase.
/abcnews.al