KQZ i përgjigjet kërkesës së Bashkive për lirim të ambienteve

schedule14:25 - 18 Qershor, 2019

schedule 14:25 - 18 Qershor, 2019

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ju kërkon bashkive të drejtuara nga opozitarët të mos bllokojnë procesin zgjedhor, pasi janë duke kryer vepra penale. Zëdhënësja e KQZ kërkoi nga bashkitë të sigurojnë ambientet zgjedhore, ndërsa Klement Zguri tha se këto deklarime nuk e përfaqësojnë atë.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kërkon nga bashkitë që drejtohen nga opozita, të mos cënohen ambientet që janë vendosur në dispozicion të votimeve. Zëdhënësja e KQZ-se tha se ky institucion refuzon kërkesat e këtyre bashkive për të liruar ambientet.

KQZ ju kujton kryebashkiakëve apo funksionarëve të tjerë ligjore se veprimet e tyre pengojnë zgjedhjet dhe përbëjnë vepër penale.

Ky konflikt politik që ka vendosur tashmë përballë jo vetëm opozitën me mazhorancën, por edhe presidentin me kryeministrin, por reflektohet edhe në KQZ. Kryetari Klement Zguri, i vetmi i propozuar nga opozita, nuk merr pjesë në mbledhje. Ai tha sërish se deklarimet e zëdhënëses së KQZ nuk përfaqësojnë qëndrimet e tij, por vetëm të 4 anëtarëve të tjerë të komisionit.

Ndryshe nga këta anëtarë të propozuar nga PS, Zguri argumenton se pas dekretit të dytë të Metës dhe botimit të tij në Fletoren Zyrtare 30 Qershori është anuluar dhe puna në KQZ duhet ndërprerë./ABC News Albania 24/7