Brenda vitit Kukësi do të ketë një maternitet të ri. Këtë e bëri të ditur ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, e cila inspektoi punimet e nisura në kompleksin spitalor rajonal.
Ka nisur puna për ndërtimin e maternitetit, urgjencës dhe kirurgjisë në spitalin e Kukësit. Qeveria shqiptare për këtë kompleks spitalor do të investojë 3 milionë euro. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu inspektoi punimet.
“Jam shumë e kënaqur që punimet po ecin me ritme të shpejta për rehabilitimin e plotë të spitalit të Kukësit, faza e parë e të cilit ka nisur me ndërtimin e spitalit të ri të urgjencës, që përfshin dhe sallat e reja të operacionit si dhe maternitetin e ri të Kukësit”.
Faza e parë e punimeve pritet të përfundojë brenda vitit. Ndërsa në fazën e dytë parashikohet rehabilitimi i të gjithë pavioneve të spitalit të Kukësit./ABC News Albania 24/7