Lideri çeçen, Ramazan Kadyrov dhe njëkohësisht aleat i ngushtë i presidentit rus, Vladimir Putin, taj të enjten se 23 nga ushtarët e tij janë vrarë dhe 58 të tjerë janë plagosur në sulmet e artilerisë ukrainase në Kherson (jug) të martën.
Pohimi i Kadyrovit për humbjen e 23 ushtarëve është konsideruar deklaratë e pazakontë nga mediet perëndimore, pasi ushtria ruse dhe separatistët pro-rusë rrallë herë kanë folur për humbjet e tyre të luftës në Ukrainës, të cilën Kremlini e quan “operacion special ushtarak”, që shpërtheu në 24 shkurt të këtij viti, shkruan abcnews.al.
Nëpërmjet një postimi në Telegram, Kadyrov tha se pas përfundimit të sulmeve në Kherson 23 ushtarë janë vrarë dhe 58 janë plagosur.
Kadyrov e përshkruan veten si ushtar të Vladimir Putinit, ndërsa thotë se ka dërguar mijëra luftëtarë në Ukrainë. Ndër të tjera Kadyrov ka thëne se forcat çeçene filluan një operacion hakmarrës dhe vranë rreth 70 ushtarë ukrainas.
Oficerët ukrainas thanë se 30 deri në më shumë se 100 luftëtarë çeçenë u vranë në sulmet e artilerisë në një shkollë. Reuters nënvizon se është e pamundur që shifrat e pretenduara nga palët kundërshtare të verifikohen në mënyrë të pavarur.
Kush janë çeçenët dhe pse ata po luftojnë betejën e Putinit?
Republika Çeçene është një republikë e vogël ruse në Kaukaz. Historia e saj shënohet nga lufta e saj për autonomi që nga shekulli i 19-të. Rajoni shpalli pavarësinë e tij në nëntor 1991, një muaj para shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik (26 dhjetor 1991).
Populli çeçen ka luftuar gjithmonë kundër kontrollit sovjetik, prandaj Joseph Stalin vendosi se të gjithë çeçenët duhet të largoheshin nga rajoni dhe të dërgoheshin në Siberi për “rehabilitim”.
Sipas disa historianëve, gjysma e njerëzve vdiqën si rezultat i këtij vendimi. Shumë vite më vonë gjatë periudhës së “De-stalinizimit”, popullit çeçen iu lejua të riktheheshin në atdheun e tyre nën udhëheqjen e Nikita Hrushovit.
Bashkimi Europian e ka cilësuar dëbimin e tyre si gjenocid.
Konflikti midis Çeçenisë dhe Rusisë
Pas rënies së Bashkimit Sovjetik në 1991, u themelua Republika Çeçene dhe shumë njerëz luftuan për pavarësinë e tyre. Kjo shkaktoi një ndarje të rëndë midis republikës dhe Kremlinit, duke kulmuar me pushtimin e vendit në 1994.
Kjo shkaktoi luftën e parë çeçene, që rezultoi në mposhtjen e forcave ruse dhe shpalljen e pavarsisë në 1995. Por siç pretendoi presidenti rus Vladimir Putin, është zotuar të eliminojë lëvizjen separatiste, duke nxitur trazira në zonën e shkëputur. Më pas Rusia i pushtoi sërish disa vite më vonë, duke marrë kontrollin e territorit.
Justifikimi i pushtimit rus bazohej në një seri sulmesh të supozuara terroriste çeçene. Moska nuk deklaroi fundin e kërcënimit të brendshëm terrorist deri në vitin 2009. Megjithatë, ajo shpërfilli luftimet e vazhdueshme ndërsa kryengritja vazhdonte, raporton abcnews.al
Sipas disa vlerësimeve nga organizatat ndërkombëtare, midis 15,000 dhe 25,000 njerëz u vranë gjatë Luftës së Dytë Çeçene.
/Abcnews.al/

