Orges Shehi lajmëroi largimin nga skuadra e Skënderbeut por klubi korçar ka reaguar menjëherë për çështjen në fjalë. Korçarët kërkojnë ta mbajnë në ekip të paktën deri në vendimin përfundimtar të KAS.
Ikona e skuadrës së Skënderbeut, Orges Shehi deklaroi se do të largohej nga klubi korçar pas plot 9 sezonesh të suksesshme. Fillimisht si futbollist e tashmë si trajner. I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i klubit korçar që ben të ditur se Shehi nuk mund të largohet nëpërmjet një deklarate pasi është pjesë e rëndësishme në ndërtimin e themeleve të kësaj skuadre.
“Një ikonë, legjendë…
2 pjesëmarrje në grupet e Europa League, një play-off në Champions League, dhe 1 play-off në Europa League. 7 tituj kampion, 3 superkupa dhe një Kupë Shqipërie.
9 vite bardhekuq, lider brënda dhe jashtë fushë.
Fjalët janë të tepërta, nuk ka arsye për të reaguar, Orges Shehin nuk e lidh kontrata me Skënderbeun por 9 vite plot suksese, emocione dhe dashuri.
Orges Shehi nuk mund të largohet me një intervistë nga Korça dhe padiskutim mbetet një aset dhe pjesë e pandarë e klubit”.
Është reagimi i klubit të Skënderbeut. Korçarët do të njihen brenda kësaj jave me vendimin e KASIT ku nëse shpallen të pafajshëm planet mund të ndryshonin./ABC News Albania 24/7