Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Përgjimet, Basha: Me krimin nuk ka negociota dhe marrëveshje

schedule21:15 - 17 Qershor, 2019

schedule 21:15 - 17 Qershor, 2019

Pas 16 audio përgjimeve të publikuar nga gazeta gjermane Bild kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha doli në një deklaratë për shtyp. Ai tha se gjithçka dëgjuan shqiptarët për shitblerjen e votës në zgjedhjet në Dibër, treguan se opozita ka marrë vendimet e duhura për braktisjen e parlamentit.

“Ata që besonin se me këtë bandë grabitqare dhe kriminale në pushtet mund të dialogohej në Kuvend, mund të bëheshin reforma me konsensus, mund të përdoreshin rrugë institucionale, sot duhet të flakin tutje edhe iluzionin e fundit, që mund të kishin për metodën e bashkëbisedimit demokratik me Edi Ramën. Sot është e qartë se largimi nga parlamenti dhe braktisja e zgjedhjeve farsë ishin vendimet e duhura. Pa asnjë mëdyshje.



I habitur jo, i trishtuar po. Është kjo ndjesia që ka përjetuar Lulzim Basha pas publikimit të audio përgjimeve të gazetës gjermane Bild.

“Pikërisht sot, unë dhe të gjithë demokratët, duhet të ndiheshim të shpaguar për shpërfilljen, përçmimin, sharjet, sulmet, dhe dhunën e padrejtë që është derdhur mbi ne nga të gjitha anët, që nga nga qeveritarët e korruptuar tek interesaxhinjtë, servilët dhe mercenarët e tyre por edhe nga naivët, edhe të pafajshmit dhe të paanshmit që nuk shikonin dot atë që shikonim ne,Por unë sot ndjehem keq dhe i trishtuar”.

Këtë gjendje ia ka dhënë çmimi i votës, vetëm 4 mijë lekë, por dhe gatishmëria për ta shitur sepse njerëzit kanë humbur besimin te politika tha kryedemokrati Basha. Sipas të cilit ky është shteti që ka ndërtuar Edi Rama.

“Edi Rama është fajtori kryesor për gjendjen ku ne ndodhemi. Ai është dhe do të shënohet në historinë tonë si një figurë thellësisht kriminale”.

Por Edi Rama nuk është shpjegimi i vetëm i gjendjes ku është Shqipëria sot argumenton shefi i opozitës nga selia e Partisë Demokratike.

“Edi Rama është thjesht krimineli i përsosur i këtij ambienti të mbrapshtë politik, ekonomik dhe shoqëror. Për të mos e përsëritur më të keqen që po provojmë duhet të ndryshojmë thellësisht çdo gjë. Natyrisht, Edi Rama është kriminel me të cilin duhet të merremi para se të merremi me cdo gjë tjetër”.

Edi Rama dhe të gjithë ata që dhunuan votën duhet të vendosen para drejtësisë, ndryshe asnjë përparim nuk do të ketë Shqipëria sipas kreut demokrat.

“Ata që besonin se me këtë bandë grabitqare dhe kriminale në pushtet mund të dialogohej në Kuvend, mund të bëheshin reforma me konsensus, mund të përdoreshin rrugë institucionale, sot duhet të flakin tutje edhe iluzionin e fundit, që mund të kishin për metodën e bashkëbisedimit demokratik me Edi Ramën.
Sot është e qartë se largimi nga parlamenti dhe braktisja e zgjedhjeve farsë ishin vendimet e duhura. Pa asnjë mëdyshje”.

Trishtimi që karakterizoi fillimin e fjalimit të kryetarit të Partisë Demokratike e zëvendësoi në fund të mesazhit të tij optimizmi.

“Dua t’u them ju, të gjithë bashkëqytetarëve të mi, që të jeni besimplotë për të nesërmen, se ditë të mira janë përpara nesh, se hajduti Edi Rama do të ikë dhe do të japë llogari bashkë me gjithë mercenarët e tij të korruptuar dhe kriminelët me të cilët uzurpoi Shqipërinë.
Unë si çdo politikan kam gabimet e mia.
Por ajo që më ndan mua dhe mijëra shqiptarë të tjerë është fakti se ne besojmë tek njerëzit, besojmë tek e ardhmja e Shqipërisë dhe nuk ndihemi padronë të shqiptarëve dhe të Shqipërisë”.

Është ky qëndrimi që bëri publik shefi i opozitës pas 15 audio përgjimeve të publikuar nag gazeta gjermane Bild mbi shit blerjen e votës në Dibër./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!