SHKODËR – Të shtëna arme janë shënuar mbrëmjen e sotme në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Prek Cali”.
ABC ka siguruar pamjet nga vendi i ngjarjes, ku shihet se një plumb ka kapur në derën e pasme një makinë tip “ML”.
Fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar. Ndërkohë ka dyshime se shënjestër ishte një tjetër makinë.
Mbetet e paqartë nëse është një paralajmërim apo atentat të dështuar ndaj drejtuesit të mjetit, identiteti i të cilit nuk dihet ende.
Deri më tani është raportuar vetëm për së paku 4 të shtëna me armë.
/abcnews.al/