Rama: Kam vendosur të hedh në gjyq gazetarin e BILD, kundërpërgjigjet gazetari

schedule18:00 - 17 Qershor, 2019

schedule 18:00 - 17 Qershor, 2019

Edi Rama ka reaguar përsëri për përgjimet e publikuara ditën e sotme nga BILD. Rama shkruan se ka vendosurtë cojë në gjykatë gazetarin Peter Tiede.

Kam vendosur ta çoj në gjykatat gjermane këtë gazetar dhe në atë vend të bekuar,ku drejtësia nuk bën lojra me sekretet hetimore e ku dinjiteti i njerëzve dhe i shteteve respektohet si vlerë e pacënueshme,le të shohim kush është me të drejtën në këtë histori drejtësie të munguar!

— Edi Rama (@ediramaal) June 17, 2019

Ndërkohë që pas reagimit të Ramës se do të çonte në gjyq gazetarin e BILD, Peter Tiede i është përgjigjur kryeministrit duke i shkruar:

Kryeministër, ju doni të më padisni? Për cilin shkak apo pse? Kasetat janë reale. Apo dyshoni për materialin e prokurorëve tuaj? Në Shqipëri, ju nuk mund të më paditni: Cila gjykatë punon? I gëzuar që e njihni …


 

/abcnews.al