Rrugëtimi për në BE i Maqedonisë së Veriut, sëbashku me atë të Shqipërisë, tashmë ka ndalur në ndryshimet kushtetuese, në preambulën e re, e cila kërkon 2/3 e votave, apo të ketë të paktën votën e 80 deputetëve. Mazhoranca e maqedonase, është një mazhorancë e brishtë, e cila ka një shumicë prej 63 ose 64 vota. Të ftuarit në studion e ABC Live me gazetaren Sibora Bitri, kryetari i Komunës së Gostivarit Arben Taravari dhe analisti i mirënjohur Mentor Nazarko, kanë theksuar që është një moment i përshtatshëm për shqiptarët që të ushtrojnë kërkesat e tyre ndaj palës maqedonase.
Sipas ushtruesit të detyrës të kryetarit të Aleancës për Shqiptarët si dhe njëherësh kryetar i Komunës së Gostivarit Arben Taravari ky është një ‘momentin shumë të volitshëm, të ulemi dhe të vendosim disa kushte që janë kërkesa universale. Javën tjetër do të kërkojmë kërkesën tonë, do ta prezantojmë javën e ardhshme. Mungojnë dhe 6 ose 7 deputetë të VMRO- DPME’.
Nëse kjo është kërkesa e fundit për integrimin në BE të Maqedonisë së Veriut, për të pranishmitnë studion e ABC Live, ka shumë mundësi që edhe deputetët e VMRO – DPME të votojnë ‘pro’ ndryshimeve kushtetuese.
Për analistin Mentor Nazarko, ‘Maqedonia e Veriut është duke paguar koston sesi e ka konceptuar themelimin e shtetit. Ka mbizotëruar një qasje që ka qenë maqedone-centrike, gjë e cila do të thotë që nuk e ka konceptuar si shtet me dy etni, maqedonas dhe shqiptarë, ka luajtur me ndienjën e përkatësisë sllave të popullsisë maqedonase, ka tentuar të krijojë një identit të ri sllav dhe më pas maqedonas, tani po avancojnë kërkesa si ajo e Bullgarisë që deri diku është kërkesë legjitime. Për fat të mirë, ata që kanë qenë politikëbërësit kryesorë të asaj kohe, e kanë kuptuar gabimin, dhe madje disa prej tyre e kanë pranuar dhe madje kanë shkruar libra, që rrënjët e ekzistencës së bashkëpunimit të shqiptarëve kanë qenë bashkë që në kohën e rilindjeve të dy popujve’.
Për kryetarin e komunës së Gostivarit ArbenTaravarin për momentin mbizotëron ndikimi jugosllav apo ai serb, ‘albanofobia dhe bulgarofobia, dhe këto janë realitete të shteitt të ri maqedonas’.
/Abcnews.al/