Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka dërguar informacion zyrtar Presidentit të Republikës, Ilir Meta në lidhje me numrin e deputetëve pas kërkesës së këtij të fundit.
“Numri aktual i mandateve të deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë është 122”, shkruhet në letrën që i është dërguar Presidencës.
Më tej, KQZ sqaron se “pas shpalljes së rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25 Qershor 2017, si pasojë e ndryshimeve nga Kuvendi i shqpërisë për përfundimin e parakohshëm të mandateve të deputetëve, ka plotësuar 23 vakanca nga listat shumëemërore të Partisë Demokratike, 17 vakanca nga listat shumëemërore të Lëvizsjes Socialiste për Integrim, 6 vakanca nga listat shumëemërore të Partisë Socialiste dhe dy vakanca nga listat shumëemërore të Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet. Nga plotësimi i vakancave të krijuara në Kuvendin e Shqipërisë, aktualisht kanë shteruar listat shumëemërore të kandidatëve për deputet të Partisë Demokratike”.
Presidenti i Republikës i kërkoi Komisionit Qendror të Zgjedhjeve informacion zyrtar lidhur me numrin e deputetëve dhe listën e tyre emërore. Zëra brenda opozitës kanë kërkuar shpërndarjen e parlamentit, që ka më pak se 140 deputetë.
Pasi u betua edhe deputeti i fundit në seancën parlamentare të së enjtes, Presidenti i Republikës kërkoi të informohet mbi numrin e saktë të të zgjedhurve të popullit./abcnews.al